Duket se shqiptarët dhe malazezët janë më të kënaqurit në rajon sa i përket nivelit të çmimeve, referuar të dhënave më të fundit të Barometrit të Ballkanit të publikuar pak ditë më parë nga “Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal”.

Të pyetur se sa të kënaqur janë me nivelin e çmimve në vendin e tyre, rreth 14% e të aketuarve në Shqipëri janë përgjigjur që janë të kënaqur. Ndërkohë, këtë përgjigje kanë dhënë edhe 18% e të anketuarve në Malin e Zi. Edhe pse një shifër e ulët ndaj totalit të të anketuarve, sërish Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë rajonin me numrin më të lartë të optimistëve.

Nga ana tjetër, 41% e të anketuarve në vendin tonë janë shprehur se janë plotësisht të pakënaqur me nivelin e çmimeve, ndërsa 31% prej tyre janë kryesisht të pakënaqur.

Kosova është ndër vendet që ka normën më të ulët të të anketuarve që janë përgjigjur se janë plotësisht të pakënaqur me nivelin e çmimeve në vendin e tyre. Sa i përket mesatares së rajonit, rreth 46% prej totalit të të anketuarve nuk janë të kënaqur me çmimet, ndërsa 9% prej tyre janë kryesisht dhe plotësisht të kënaqur.

Nëse shohim të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, Mali i Zi dhe Shqipëria që regjistronin dhe përqindjet më të larta të personave të kënaqur nga niveli i çmimeve, në muajin gusht të këtij viti kanë patur edhe normën më të ulët te rritjes së çmimeve në rajon./Scan