Partia Demokratike e ka shpallur ditën e enjte, 19 shtator, ditë zie në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Ky i fundit u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Të gjitha aktivitetet e PD në të gjithë territorin do të anulohen sot dhe nesër dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha selitë blu.

“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024.

Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv