Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Klevis Qose, ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga OSBE në Vjenë, së bashku me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Michael Terran, ku kanë qenë të pranishëm anëtarë të OSCE-së.

“Nder dhe privilegj të marr pjesë në këtë takim të rëndësishëm me prezencën e kreut të sapo zgjedhur të OSCE Shqipëri, z. Michel Tarran dhe anëtarëve të tjerë”, është shprehur Qose.

Sot në Vjenë mbahet Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, ku do të raportohet për situatën në Shqipëri.

Në këtë takim, ku do të diskutohet edhe për sigurinë në burgje, Klevis Qose është i ftuari i parë nga ky institucion që merr pjesë në një aktivitet të kësaj rëndësie.

Këshilli i Përhershëm është organi kryesor vendimmarrës për konsultime të rregullta politike dhe për qeverisjen e punës së përditshme operative të OSBE-së ndërmjet mbledhjeve të Këshillit Ministror. Ai zbaton, brenda fushës së tij të kompetencës, detyrat e përcaktuara dhe vendimet e marra nga Samiti i OSBE-së dhe Këshilli Ministror./ata