Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mori pjesë sot në konferencën e ministrave të Drejtësisë në Vilnius, Lituani.
Manja theksoi se gjatë punimeve të kësaj konference riafirmoi mbështetjen për ndjekjen penale të krimeve në Ukrainë.
Ministri nënvizoi se “Shqipëria qëndron fuqishëm në krah të drejtësisë ndërkombëtare”.
“Drejtësia duhet të triumfojë, dhe ne do të jemi gjithmonë në anën e së drejtës”, shtoi ai./ata