Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po jep një deklaratë për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.
Ai theksoi se Shqipëria është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për të përshpejtuar anëtarësimin në BE.
"Vetë konsultimet do bëhen edhe më thelbësore, me këtë komitete të përbashkët do të kemi edhe një mekanizëm dialogu të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë, jemi vërtet të gatshëm të bëjë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar integrimin në BE.
Brukseli ka zemër kjo është vërtet lajm i mirë. Dëshiroj ta mbyll fjalën time duke shprehur mirënjohje për Oliverin ekipin e tij dhe jo vetëm gjithçka që ata bëjnë përtej asaj që është e shkruar në dokumentin e tyre të punës', deklaroi Rama. /Tema