Një aventurë e pabesueshme ndodhi mbi Bosfor, ku aventurieri estonez Jaan Roose u bë i pari që kaloi nga Azia në Europë duke ecur mbi një litar të varur në një lartësi prej 165 metrash mbi Ura e Martirëve në Stamboll. Më 15 shtator, Roose përshkroi 1074 metra në vetëm 47 minuta, duke thyer një rekord historik.

Si pjesë e një sfide të mbështetur nga Red Bull, ai nisi udhëtimin e tij transkontinental nga ana aziatike e Bosforit, duke e përfunduar me sukses në kontinentin europian. “Bosfori ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe kulturore, dhe është një vend mahnitës për të ndërmarrë një sfidë të tillë,” u shpreh Roose pas arritjes së tij, sipas hurriyetdailynews.com.

Për të, kjo arritje nuk ishte vetëm një sukses fizik, por edhe një triumf mbi frikën e tij nga lartësitë. “Frika është e pranishme, por e domosdoshme. Ajo më ndihmon të jem i përqendruar dhe të garantoj sigurinë time,” theksoi ai, duke shtuar se menaxhimi i frikës ishte një pjesë e rëndësishme e përgatitjes për këtë arritje madhështore./Tema