Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla ka fituar zgjedhjet përballë Shkëlqim Hoxhës së “BF” në Rrogozhinë.
Kandidati socialist ka fituar rreth 57% të votave ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, ka marrë 43% të votave.
Numërimi ka nisur pas mesnate, vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të dielë.
Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.
Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.