Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, është ftuar në redaksinë e editorëve të Agjencisë Anadolu, ku ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Fidan për sulmet në Liban tha se jemi duke parë se "Izraeli hap pas hapi po fillon të përshkallëzojë sulmet e tij drejt Libanit".
Lidhur me çështjen palestineze, ai tha se "projekti" i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për "të vjedhur të gjitha tokat palestineze vazhdon me mbështetjen perëndimore".
"Palestina nuk është një temë që prek vetëm palestinezët apo vetëm arabët, por është një temë që prek të gjithë muslimanët", tha Fidan.
Aktualisht, theksoi ai, "mendja fanatike në Izrael po zbaton një politikë që është larg mendjes së shëndoshë dhe e krijuar për të shkatërruar".
Duke folur për Sirinë, Fidan tha se beson se nëse ka një zgjidhje në mënyrën që dëshiron Türkiye, Siria do të jetë në gjendje t'i zgjidhë problemet e tjera më lehtë.
Më tej, ai foli edhe për marrëdhëniet e vendit të tij me vendet perëndimore.
"Në marrëdhëniet e tyre me Türkiyen, vendet evropiane sillen sikur të jetë e djathta ekstreme në pushtet. Nëse e djathta ekstreme vjen në pushtet, asgjë nuk do të ndryshojë për ne", tha Fidan.
Shefi i diplomacisë turke foli edhe për vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë./aa