Nga 1 korriku i këtij viti, 1,650 punonjës të arsimit profesional kanë përfituar rritje page me 22,600 lekë/muaj.

Agjencia për Media dhe Informim, (MIA) ndau sot statistikat, teksa theksoi se, “reforma e pagave mbështet motivimin e profesionistëve mësimdhënës”.

“Reforma e pagave mbështet motivimin e profesionistëve mësimdhënës që angazhohen në shkollat profesionale për kualifikimin e brezave të rinj”, citon MIA.

Politika për rritjen e pagave nuk është vetëm një instrument për të vlerësuar profesionistët për punën e tyre të përditshme, por ajo tashmë është pjesë e pandashme e vizionit të Qeverisë për Shqipërinë 2030.

Reforma e rritjes së pagave prej korrikut të këtij viti ka prekur një sërë punonjësish në sektorë gjithëpërfshirës të administratës publike./ata