Sporti është forca që bashkon dhe zhvillon të rinjtë.

Ministri i Drejtësisë, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, bëri të ditur se “mbi 150 nxënës nga Mirdita janë bërë pjesë e Programit Kombëtar të Ekipeve Sportive në shkolla”.

Manja tha se, investimet në infrastrukturë arsimore i kanë dhënë një hop angazhimit të të rinjve në aktivitetet sportive.

“Investimet në infrastrukturë moderne dhe përkushtimi ynë kanë sjellë mundësi për ta që të zhvillojnë aftësitë dhe shëndetin e tyre në 12 ekipe e disiplina sportive”, shkroi Manja.

“Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të fortë, të shëndetshme dhe të suksesshme për brezin e ri”, tha ministri./ata