Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vizitoi shkollën e mesme profesionale “Charles Telford Erickson” në Golem, Kavajë.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit e kësaj shkolle, Denaj tha se “arsimi profesional, është një zgjedhje e zgjuar e të rinjve për punësim të sigurt nesër”.

Një nga nxënëset tregoi se vinte nga Gërmeni, një fshat i Kavajës. “Babai im është fermer ndaj dhe unë kam zgjedhur degën për veterinari, që ta ndihmojë atë në punët ne fermën blegtorale që ai ka ngritur”, tha ajo.

“Biznesi familjar që ne kemi është dhe biznesi im, ndaj unë mund të kontribuojë dhe punoj në biznesin tim familjar”, tha vajza. Ajo u shpreh se i pëlqen shumë veterinaria.

Gjatë bashkëbisedimit, ministrja shprehu bindjen se, njohuritë e marra në degën e veterinarisë, nuk do ti shërbejnë vajzës vetëm për të ndihmuar babain në fermën familjare, por do t’i shërbejnë edhe komunitetit për rreth në zonën e Gërmenit, që mbarështojnë blegtori.

“Puna që ti do të bësh do të kthehet dhe në një burim të ardhurash”, u shpreh Denaj.

“Me zanatin që ju pajiseni, ju merrni punësim dhe siguroni vijueshmëri punësimi me një rrogë të mirë ose hapni një biznes tuajin”, tha ministrja.

Denaj theksoi se, kush merr pjesë në shkollat profesionale punësimin e ka të sigurtë./ata