Bashkëorganizimi i një veprimtarie shkencore jubilare në nderim të figurës dhe kontributit të studiuesit Eugene Pittard mes Ambasadës së Zvicrës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të shërbejë dhe si një urë për të tjera nisma dhe organizime të përbashkëta.

Mes këtyre nismave, me rëndësi është edhe përfshirja e studiuesve e albanologëve të të dyja vendeve në projektin madhor të “Enciklopedisë shqiptare”'./ata