Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës do të zhvillohet për tri ditë nga 6-8 shtator, Check-in Fest.

Ky festival do t’i dhurojë qytetarëve gjirokastritë, por edhe turistëve mundësinë e argëtimit dhe promovimit kulturor të trashëgimisë përmes aktiviteteve të shumta.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij aktiviteti, që do të zhvillohet në Qafën e Pazarit.

“Bëj një Check-In në Gjiro në datat 6-8 shtator Pazari i Gjirokastrës është gati për 3 ditë kushtuar muzikës, aventurës, sporteve e kulturës. Vetëm nxitoni të preonotoni për Check-In Fest se kush vjen pa ftuar (rezervuar) e gjen pa shtruar”, shkruan Kumbaro.

Tingujt e muzikës do të performohen nga banda dhe artistë shumë të veçantë si Eugent Bushpepa, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda, grupi muzikor Elita 5, Sardi, Kida, Buta, MC Kresha dhe Lyrical Son, si dhe Dj të njohur si Amer Doux, Leo Ciko etj.

Ky festival do t’i japë qytetit një pamje akoma më të bukur duke ftuar të gjithë për të kaluar një eksperiencë unike./ata