Cristiano Ronaldo ka folur së fundmi mbi talentin e Barcelonës Lamine Yamal. Ylli portugez nuk ka kursyer elozhet për spanjollin edhe pse ai luan te rivalët historikë të CR7-ës, siç janë katalanasit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” thotë se Yamal ka shumë talent. Ndër të tjera, Cristiano shton se nëse spanjolli nuk do të ketë probleme në të ardhmen, ai do të jetë ndër më të mirët e gjeneratës së tij.

“Unë shikoj shumë talent te Lamine Yamal. Ai duket që është mjaft special dhe i mirë. Shpresoj që ai nuk do të ketë ndonjë problem në të ardhmen. Nëse nuk do të ketë probleme, Yamal do të jetë një nga më të mirët e gjeneratës së re të futbollit”, tha Cristiano Ronaldo./Tema