Berat Gjimshiti e ka rritur së tepërmi nivelin e tij nga viti në vit.
Nga periudha kur haste vështirësi në gjetjen e hapësirave te Atalanta te të kthyerit në lojtar kyç të bergamaskëve, rritja e kapitenit të Kombëtares kuqezi është e mahnitshme.
Mbrojtësi shqiptar e ka dërguar veten tij në tjetër nivel dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat.
Berat Gjimshiti është lojtari i tretë në Europë me më shumë ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit. Lojtari shqiptar numëron 130 paraqitje me klubin dhe Kombëtaren e tij.
Më shumë ndeshje në këmbë se ai kanë vetëm Julian Alvarezi (131) dhe Bruno Fernandezi (132)./Tema