Pas 50 vitesh kërkime, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një grup të ri gjaku, që quhet Mal.
Identifikimi është publikuar, revista shkencore dhe thuhet se ekzistenca e këtij sistemi të ri grupesh gjaku hedh dritë mbi një mister mbi të cilin kërkimet kanë vazhduar për 50 vjet, mbi mungesën e një molekule që mendohej se ishte universale në gjakun e çdo njeriu.
Dyshimet e para të këtij grupi gjaku lindën në vitin 1972 tek një paciente, e cila nuk kishte një molekulë në membranën e rruazave të kuqe, që është e pranishme në 99.99% të rasteve tek çdo njeri.
Sot në botë vetëm një grup shumë i vogël personash kanë këtë karakteristike kaq të rrallë, për arsye gjenetike.
Zbulimi është mjaft i rëndësishëm, sepse rrit sigurinë e jetës së pacientëve në momente të nevojës për transfuzion gjaku.
Nëse gjatë një transfuzioni organizmi etiketon si të huaj disa anti-gjene, ekziston rreziku i komplikacioneve, që mund të rezultojnë fatale për jetën e njeriut.
Sistemet më të njohura të gjakut sot janë A, B dhe 0, me katër grupe kryesore që të gjithë njohim, A, B, AB dhe 0. Gjithashtu është edhe sistemi i RH që përbëhet nga 50 antigjene të njohur, ndryshe thënë Rh pozitiv dhe Rh Negativ.
Por sipas protokollit mjekësor ekzistojnë 47 sisteme të klasifikimit të grupeve të gjakut, dhe Mal është i fundit që i shtohet listës./OraNews