Që prej fillimeve të tyre në “Al-Pazar” vëllezërit Veshaj i kemi parë gjithmonë bashkë. Me “3shat”, “Më lër të flas”, koncerte e projekte muzikore.
U ndanë vetëm kur Donaldi mori pjesë në “Big Brother VIP”. Pas tij ata sollën “Më lër të flas” me dy sezone. Por në sezonin e tretë të emisionit, Donaldi nuk do jetë.
Këtë e ka zbuluar vetë Romeo sot në promon e emisionit ku shfaqet vetëm.
“Zonja dhe zotërinj, “Më lër të flas”, nis së shpejti në “Top Channel”. Do jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri vetëm punë prishte. Pra, “Më lër të flas” vetëm me mua Romeo Veshaj, autor, moderator dhe regjisor”, thotë Romeo në promo.
Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por Donaldi na ka treguar në postimet e ndryshme se po fokusohet te arkitektura dhe interior design.