Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillim e startup-eve.

 

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, në një prononcim për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, renditi disa nga ndryshimet kryesore të këtij ligji.

 

“Ndryshimet kryesore në këtë ligji bëhen kryesisht për efekt të përfshirjes së një koncepti që janë nomadët digjital, që sipas ligjit njihen si punonjësit lëvizës digjital ose thënë ndryshe punonjës që shfrytëzojnë teknologjinë për të mos punuar nga një vend fiksk, por lëvizin gjithë botën dhe punojnë për të tretë”, u shpreh ministrja.

 

Bilali theksoi se, “kjo është një iniciativë që është mbështetur nga shumë vende të botës sipas indeksit ndërkombëtar “Work from everywhere”, ku në vitin 2021 Shqipëria renditej e 15-ta në botë për potencialin që ka për të përthithur këtë target grup”.

 

Ajo tha se, në Shqipëri janë aktualisht 100 nomadë që operojnë dhe nëpërmjet rregullimit ligjor, tashmë ata nuk do të konsiderohen rezident tatimor dhe do të kenë të drejtën deri në një vit të punojnë nga Shqipëria për gjithë botën./ATSH