Në shkollën e mesme profesionale “Mihal Shahini” të rinjtë orientohen drejt tregut të punës të pajisur me njohuri teorike dhe aftësi praktike.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote bashkë me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe kryetarin bashkisë Andis Salla zhvilluan një bisedë me të rinjtë për arsimin profesional bujqësor, duke i përgëzuar për zgjedhjet e tyre që i orientojnë drejt pagave konkurruese në treg dhe që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Shkolla ka marrëveshje bashkëpunimi me 11 biznese me te cilët krijohet ura lidhëse për nevojat dhe punësimin e studentëve.
Me aktin normativ të gushtit, u alokuan 240 milionë lekë shtesë për investimet e reja në arsimin profesional, me një buxhet total prej 2.8 miliard lekë për periudhën 2024-2026.
Në projektbuxhetin 2025-2027 do të përfshihen gjithashtu investime për laboratorë, shkolla dhe qendra të formimit profesional./ata