Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zhvilloi një takim konstruktiv në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin me Bo Mathiasen, Divizioni i Operacioneve, për forcimin dhe bashkëpunimin në luftën kundër drogës.
“Së bashku me ambasadoren e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, Eglantina Gjermeni, diskutuam mbi bashkëpunimim e deritanishëm, në këtë drejtim”, u shpreh Lamallari.
Ai tha se, në fokus të takimit ishte dhe organizimi për herë të parë në Tiranë, së shpejti, të takimit të Drejtuesve të Agjencive Ligjzbatuese kundër Drogës në Evropë, HONLEA, për planet dhe prioritetet e së ardhmes në këtë drejtim.