Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg ish-efektivin e policisë Erion Goxhara, i cili në muajin gusht plagosi me armë zjarri zyrtarin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta.

Goxhara i tha gjyqtarëve se plagosjen e bëri në kushtet e gjaknxehtësisë, pasi nuk e kishte planifikuar që ta qëllonte me armë.

Por kjo nuk e ka bindur Gjykatën që të ndryshojë masën e sigurisë, duke vendosur të lërë në fuqi “arrestin me burg”, për akuzën e ‘vrasjes së mbetur në tentativë’.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht në Tiranë. Goxhara qëlloi me armën e shërbimin Lorenc Kostën duke e lënë të plagosur rëndë.

Autori u largua por u vetëdorëzua pas disa ditësh.

Shkak i krimit ishte marrëdhënia jashtëmartesore që gruaja e Goxharës kishte krijuar me shefin e saj të zyrës Lorenc Kosta./vizionplus.tv