Një banesë është përfshirë nga flakët në Pukë, teksa dyshohet se një persona ka mbetur i plagosur.

Raportohet se shtëpia e djegur është në pronësi të Ardian Kecit.

Sipas informacioneve të para, personi që ka mbetur i lënduar është kryefamiljari i cili ndodhet në spital në Tiranë, ai u transportua për mjekim më të specializuar.

Si pasojë e flakëve raportohet se është shkrumbuar gjithçka që ndodhej brenda banesës.

Familja pese anëtareshe e cila jetonte në banesën e djegur tashmë ka mbetur nën qiell te hapur, teksa hetimet kanë nisur, dyshohet se shkak për përhapjen e flakëve ka qenë energjia elektrike./BalkanWeb