Abonentët e Korçës janë njoftuar për një stakim të energjisë elektrike për datat 17-18 mars 2023.

 

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 17-18 mars gjatë intervalit kohor 08:00-08:30 dhe 15:30-16:00 dhe 08:00-16:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Korçe – Bilisht.

 

Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë:

 

Oraret 08:00-08:30 dhe 15:30-16:00. Pjesërisht: Qendër, Bitinckë, Miras, Kapshticë,  Bilisht, Liqenas, Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Vishocicë, Baban

 

Ora 08:00-16:00 - Pjesërisht: Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Baban.