Një incident ka ndodhur në Emmy Awards 2024, ku aktores Jennifer Aniston, pothuajse iu refuzua hyrja në Emmy Awards 2024 për shkak të një problemi me biletën.

The Mirror zbulon rastin, duke raportuar se pavarësisht se ishte mes yjeve tw nominuar, Aniston për pak humbi eventin.

Kur mbërriti në Teatrin Peacock në qendër të Los Angeles, biletat e saj nuk skanoheshin nga sigurimi për rreth dy minuta.

Aniston ishte nominuar për kategorinë Outstanding Lead Actress në serialin dramë për punën e saj në “The Morning Show”.

Ndonëse Jennifer Aniston nuk e fitoi çmimin e saj, seria “The Morning Show” fitoi tre çmime Emmy./BalkanWeb