Gjermania kritikon Izraelin për bastisjen e Zyrës së Al Jazeera-s në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe mbylljen e saj për 45 ditë.
Zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Christian Wagner në një konferencë për media në Berlin tha se "Mbyllja e Zyrës së Al-Jazeera-s, është padyshim një sinjal i gabuar që vjen nga autoritetet izraelite".
Ai vuri në dukje se në kohë konflikti dhe krize është jashtëzakonisht e rëndësishme që media të ndryshme dhe të lira të mund të përcjellin tablonë e situatën në terren. "Sidomos në kohë të tilla është edhe më e rëndësishme që media e lirë dhe gazetaria të garantohet dhe veçanërisht të mbrohet", tha Wagner.
Dje, ushtarët izraelitë me urdhër ushtarak, bastisën Zyrën e televizionit Al Jazeera në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor nën pushtim dhe sekuestruan dokumente dhe pajisje transmetimi si dhe mbyllën zyrën./aa