“Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës është një nga ato vendet e rralla plot traditë të vjetër shqiptare që mahnit këdo që e viziton.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky stan, i cili është i ngritur në kodrat e gjelbëruara të Tragjasit të vjetër, mbi detin Jon.

Kreu i qeverisë theksoi se, ky stan ka një lloj magjie brenda tij, sa duket si i dalë nga ato përrallat.

Melodia e fyellit të Sofos, fjetja në shtëpizat me çati të punuara me kashtë, ushqimi i gatuar me saç e teknika të tjera të vjetra të stërgjysheve, natyra e bukur, qetësia dhe mirësia e këtyre njerëzve të jashtëzakonshëm, ia shtojnë vlerat këtij vendi dhe na kthejnë pas në kohë, atëherë kur barinjtë dhe bagëtia mbushnin kodrat e Tragjasit, e gjitha e jetuar në një jetë tjetër, shprehet kryeministri Rama./ata