Në sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës humbën jetën 7 palestinezë ndërsa 15 të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë me shkrim nga llogaria Telegram, Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza dha informacion lidhur me sulmet në Khan Younis.

Sipas kësaj, ekipet e Mbrojtjes Civile nxorën trupat e 5 personave nga rrënojat pas sulmit ndaj shtëpisë së familjes Abu Harb në rajonin Qizan an-Najjar. Gjithashtu nga sulmi u plagosën 10 persona.

Ndërsa 2 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën në sulmin kundër familjes Abu Jarbou në rajonin At-Tahlia./aa