Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar si rezultat i një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacionin e koduar “Barnat”.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan barna të kontrabanduara, me vlerë 30 000 euro ku u vu në pranga një shtetas dhe u procedua penalisht bashkëshortja e tij.

Policia në njoftim informon se, “shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.