35,8 milionë turistë të huaj vizituan Türkiyen në tetë muajt e parë të 2024-tës, që paraqet një rritje prej 7,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të martën Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Në vend të parë renditen qytetarët rusë me 4,55 milionë vizitorë në periudhën janar-gusht, të ndjekur menjëherë nga Gjermania me 4,38 milionë dhe Britania e Madhe me 3,1 milionë turistë.

Istanbuli, qyteti më i madh i Türkiyes dhe destinacioni kryesor turistik, u vizitua nga 34,3 për qind e të gjithë vizitorëve të huaj, që është një total prej gati 12,27 milionë.

Më pas vjen qyteti mesdhetar Antalia, i cili tërhoqi 11 milionë turistë të huaj dhe Edrene, e vendosur në veriperëndim të Türkiyes pranë kufijve të Bullgarisë dhe Greqisë, me 3,36 milionë vizitorë.

Vetëm në muajin gusht, numri i turistëve të huaj që vizituan Türkiyen arriti në 6,82 milionë, që paraqet një rritje prej 2,47 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Türkiye regjistroi 49,2 milionë ardhje turistësh në vitin 2023, krahasuar me 44,5 milionë në vitin 2022./TRT