Qeveria britanike po shqyrton mundësinë për t’u dhënë të drejtë punonjësve me kohë të plotë për të kërkuar një javë pune katërditore, duke rritur fleksibilitetin në punë. Punonjësit mund të ngushtojnë orët e tyre në një javë më të shkurtër, por do të duhet të punojnë më shumë orë në ditë për të marrë pagën e plotë.

Sekretari konservator i biznesit, tha se sipërmarrjet shprehën shqetësim për këto plane, ndërsa ministrat theksojnë se ndryshimet nuk do të imponohen dhe do të konsultohen me ndërmarrjet. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe ndihma për rikthimin në punë të më shumë njerëzve.

Punonjësit tashmë kanë të drejtën të kërkojnë orar fleksibël, dhe kërkesat mund të refuzohen për arsye pune nga punëdhënësit. Në fillim të vitit, disa kompani si Morrisons dhe Asda e ndaluan eksperimentin me javën katër-ditore pas ankesave për orët e gjata.

Studiuesit thonë se oraret fleksibël mund të ndihmojnë në balancimin e jetës dhe punës, por kjo duhet të funksionojë për të dyja palët. Ai sugjeron që qeveria të vlerësojë ndikimin e ndryshimeve të prillit, që lejojnë kërkesat për fleksibilitet që në fillim të punës, para se të bëjë ndryshime të tjera.

Detaje të mëtejshme priten në vjeshtë, kur një ligj për të krijuar një paketë të re të të drejtave të punëtorëve pritet të fillojë procedurat në Parlament. Partia Laburiste ka premtuar të ndryshojë disa ligje kundër sindikatave, të kufizojë përdorimin e kontratave pa orar të caktuar dhe të zgjerojë mundësitë për orar fleksibël.

Kryeministri Sir Keir Starmer e quan këtë propozim “përmirësimin më të madh të të drejtave të punëtorëve në një brezi”. Megjithatë, opozita konservatore argumenton se kjo qasje do të dëmtonte bizneset dhe do të ulte produktivitetin./Scan