së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber.

Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me ministrin Al Jaber, me të cilin, ndër të tjera, ka biseduar lidhur me dy projektet e mëdha të energjisë që të dy vendet po finalizojnë bashkërisht.

“Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkërisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjetik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, tha Rama.

Kryeministri Rama ndodhet në SHBA, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./ata