Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shoqëruar vajzat e saj që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

 

Në një status në rrjetet sociale, e emocionuar Tabaku shkruan se nuk e kuptoi se kush kishte me shumë emocione vajzat e saj binjake apo ajo vetë.

 

“Dhe erdhi kjo ditë ku as vetë mos ta kuptoja se kush kishte më shumë emocione për nisjen e shkollës; unë apo binjaket që u shkrinë me fêmijë e tjerë në rrugëtimin e tyre të klasës së parë! Suksese zemrat e mia! Suksese për të gjithë shoqet dhe shokët tuaj që nisin po sot si ju këtë rrugëtim, pa harruar ata që e kanë nisur me kohë dhe presin ta përfundojnë. Qoftë një rrugëtim i bukur dhe i lumtur”-shkruan Tabaku.