Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor i Türkiyes (TBMM), Numan Kurtulmuş, gjatë fjalimit të tij pranë ligjvënësve rusë krimet e Izraelit kundër civilëve në Liban i ka cilësuar si "të paimagjinueshme".

Kurtulmuş mbajti një fjalim në Këshillin e Federatës, dhoma e lartë legjislative e Rusisë, gjatë vizitës zyrtare të tij në vend.

Ai në fjalimin e tij paralajmëroi se këto veprime të Izraelit përkeqësojnë më tej rekordin e krimeve të tij në rajon.

Duke folur rreth marrëdhënieve bilaterale me Rusinë, ai tha se, "Duke zhvilluar marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Rusisë, duhet të përpiqemi që të sigurojmë paqen, unitetin, solidaritetin dhe zhvillimin në këtë rajon".

Ai gjithashtu shprehu shpresën që një "tryezë e paqes të vendoset sa më parë midis Rusisë dhe Ukrainës".

Kryetari i parlamentit turk udhëtoi të hënën në Rusi për një vizitë zyrtare katër-ditore me ftesë të kryetares së Këshillit të Federatës, Valentina Matviyenko./aa