Që prej orës 09:00 kanë nisur seancat dëgjimore me 11 kandidatët për drejtor të përgjithshëm të policisë. Procesi po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët, misioni asistues policor ICITAP i SHBA dhe EU4LAW.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Më pas një nga kandidatët më me shumë pikë, do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm për të marrë drejtimin e policisës së shtetit.

Mbikqyrja po kryhet nga misioni “EU4LEA”, ndërkohë që dy organizmat kryesore janë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Misioni europian.

Kandidatët në garë për drejtor të Policisë së Shtetit:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

Më herët nga gara u skualifikuan 4 kandidatë, pasi nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri për numrin një të Policisë së Shtetit.

Kandidatet e skualifikuar:

1-Shemsi Prençi

2-Ibrahim Disha

3-Hajrulla Xhivini

4-Sami Rasha

/BalkanWeb