Nj137 aksident i trefishtë ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se mjetet kanë goditur nga pas njëra-tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore, pavarësisht se janë dërguar në spitalin e Pogradecit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit./BalkanWeb