Ushtria izraelite ka marrë vendim që të vendosë 2 brigada ushtarësh rezervë në veri të vendit përpara një sulmi të mundshëm tokësor në Liban.

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se si rezultat i vlerësimit të situatës dy brigada të ushtarëve rezervë janë thirrur në mobilizim "për detyra operative" në veri të Izraelit.

Më tej pretendohet se ky hap "do të sigurojë krijimin e kushteve të nevojshme për vazhdimin e luftës me Hezbollahun dhe kthimin e izraelitëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre".

Ka tërhequr vëmendjen se ushtria izraelite ka thirrur 2 brigada ushtarësh rezervë për të shërbyer në veri të vendit, ndërkohë që në rend dite është një sulm i mundshëm tokësor ndaj Libanit.

Komandanti i Komandës Veriore të Ushtrisë izraelite, Ori Gordin tha se kanë hyrë "në një fazë të re" në konfliktin me Hezbollahun dhe se duhet të jenë të përgatitur për sulm të mundshëm tokësor ndaj Libanit./aa