Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se kanë marrë nën kontroll vendbanimet Hostre dhe Hryhorivka në rajonin Donetsk.
Ministria ruse u prononcua lidhur me veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, e cila theksoi se në Donbas u morën nën kontroll disa "vende të rëndësishme".
"Si rezultat i veprimeve të vendosura të njësive ushtarake jugore, u çliruan vendbanimet Hostre dhe Hryhorivka të Republikës Popullore të Donetskut", tha ministria ruse.
Gjithashtu ministria njoftoi se trupat ruse shkatërruan qendrën e komunikimit radiomarrëse të ushtrisë ukrainase, magazinat dhe objektin e prodhimit të mjeteve ajrore pa pilot. Ajo theksoi se në 153 rajone u goditën njësitë dhe pajisjet ushtarake ukrainase./aa