OKB, ka dënuar sulmin ndaj Shtëpisë Turke në New York.

Në orën 03:14, një person i panjohur ka thyer me levë hekuri xhamat e katit të poshtëm të pallatit.

Ndërtesa u rrethua nga Departamenti i Policisë së New Yorkut dhe një hetim mbi incidentin është duke vazhduar.

 

Kombet e Bashkuara (OKB) dënuan sulmin ndaj Shtëpisë Turke dhe kërkuan që autoritetet përkatëse në New York të hetojnë incidentin në mënyrë gjithëpërfshirëse.

 

Zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Farhan Haq tha se: "Mbrëmë, një sulm u krye në Shtëpinë Turke , ku ndodhen edhe Përfaqësia e Përhershme e Turqisë në Kombet e Bashkuara dhe Konsullata e Përgjithshme e New Yorkut. Shtëpia turke ndodhet pikërisht përballë ndërtesës së OKB-së. Cili është reagimi juaj ndaj këtij sulmi?" 

“Ne dënojmë sulmet në të gjitha objektet diplomatike dhe presim që autoritetet përkatëse në New York të hetojnë incidentin tërësisht”, përfundoi Haq.