Prodhuesi i makinave elektrike Tesla tha të enjten se do të pezullojë pothuajse të gjithë prodhimin në fabrikën e tij evropiane, që ndodhet pak larg nga Berlini, për rreth dy javë për shkak të mungesës së pjesëve, pasojë kjo e zgjatjes së rrugëve të anijeve tregtare që i atribuohen sulmeve nga Jemeni të rebelëve Houthi në Detin e Kuq.

Zgjerimi “krijoi një hendek në zinxhirët e furnizimit,” shpjegoi Tesla në një njoftim për shtyp.

Prodhimi i makinave do të pezullohet, me përjashtim të disa “sektorëve individualë”, në “Gigafactory” në juglindje të kryeqytetit gjerman nga 29 janari deri më 11 shkurt, tha prodhuesi amerikan i automjeteve. “Nga 12 shkurti prodhimi do të rifillojë në tërësi”, siguroi ai.

Kujtojmë se SHBA dhe Britania e Madhe sapo kanë nisur një sulm ndaj Jemenit, më saktë nga grupimit Houthi, cenues i tregëtisë ndërkombëtare në arterien kryesore të tregëtisë botërore, Detin e Kuq, i cili lidhet me Detin Mesdhe nëpërmjet Kanalit të Suezit. /tesheshi.com/