Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov tha se Moska mund të jetë e gatshme të negociojë një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve për gazetarin amerikan Evan Gershkovich.
Gershkovich është arrestuar disa ditë më parë, ku akuzohet për spiunazh.
Ryabkov, duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass, tha se bisedimet për një shkëmbim të mundshëm mund të zhvillohen përmes një kanali të dedikuar për agjencitë e sigurisë ruse dhe amerikane.
“Ne kemi një kanal pune që është përdorur në të kaluarën për të arritur marrëveshje konkrete dhe këto marrëveshje janë përmbushur”, tha Ryabkov.
Ai theksoi se Rusia do të negociojë për një shkëmbim të mundshëm vetëm pasi një gjykatë të japë vendimin e saj në akuzën e spiunazhit kundër Gershkovich.