Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, stafi pedagogjik i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë zhvilloi një vizitë mësimore në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Kjo vizitë shërbeu për njohjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe operacionale të bazës dhe vjen pikërisht në një kohë, kur Forca Ajrore është në një proces kompletimi me mjete ajrore në funksion të rritjes së kapaciteteve operacionale të saj, si edhe trajnimit teorik dhe praktik të pilotëve të ardhshëm të FA-së.

Gjithashtu, shihet si një mundësi e mirë për arsimin profesional, në funksion të plotësimit të nevojave të Forcës Ajrore me burime njerëzore, sipas specialiteteve që kërkohen./ata