Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndodhet në Berlin, Gjermani ku po viziton panairin më të madh ndërkombëtar dedikuar inovacionit dhe teknologjisë së transportit e mobilitetit (InnoTrans).
Gjatë kësaj vizite, Gonxhja u njoh nga afër me zhvillimet inovative më të fundit në sektorin e hekurudhave, aplikime të teknologjisë AI dhe zgjidhje të qëndrueshme për lëvizjen urbane.
“U prezantuam me kënaqësi me produkte novatore të zhvilluara nga startup-e shqiptare, që përfshijnë sisteme të zgjuara transporti dhe zgjidhje ekologjike të lëvizshmërisë, të aplikuara në kryeqytetet kryesore të BE-së”, bëri të ditur ai.
Gonxhja u shpreh krenar për potencialin emocionues të sipërmarrjeve novatore shqiptare, që kontribuojnë në sektorin global të transportit./ata