Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi u zhvillua në selinë e Bashkimit Europian në Nju-Jork, përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane, Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor për një drekë tradicionale pune në Nju-Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së./ata