Në sulmet e ushtrisë izraelite që synonin shtëpitë e civilëve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës u vranë 7 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë.
Në deklaratën me shkrim të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Gaza thuhet se shtatë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimit nga avioni luftarak izraelit ndaj një shtëpie të familjes Al-Matari në zonën e kontrollit doganor në lindje të qytetit Khan Younis.
Në një deklaratë tjetër të Drejtorisë thuhet se një person humbi jetën pasi Izraeli bombardoi një shtëpi që i përkiste familjes Faris në lagjen El-Amel, në perëndim të Khan Younis, dhe një grua vdiq në shtëpinë e bombarduar të familjes Es-Sehhar në kampin e refugjatëve Jabalia.
Sipas informacionit të marrë nga zyrtarët mjekësorë palestinezë, disa palestinezë u plagosën si rezultat i bombardimeve intensive të kryera nga njësitë e artilerisë izraelite në kampin e ri të refugjatëve Nusairat dhe hapjes së zjarrit nga automjetet ushtarake izraelite.
Gjithashtu një predhë goditi një nga klasat e shkollës së vajzave Nusairat në kamp, duke plagosur njerëzit e zhvendosur në shkollë. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 41.495 palestinezë, përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 96.006 të tjerë u plagosën.
Ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./aa