Altin Morina, shefi i stërvitjes në repartin RENEA, ka dalë sot para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë.

 

Morina u arrestua pak ditë më parë, ku iu gjetën 113 mijë euro teksa levizte me nje automjet luksoz “Audi Q8”.

Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative.

Ndaj 43-vjeçarit, prokuroria ka ngritur 3 akuza, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.