Dalina Buzi ka qenë e ftuar mbrëmë “Në Kurthin e Piter Pan”.
Gjatë prezantimit të saj, Alketa Vejsiu tha se ka pasur dikur një episod të pakëndshëm mes tyre, të cilin e cilësoi si “konkurrencë mediatike”.
Ajo theksoi se ishte një telefonatë e thjeshtë që solli mirëkuptimin mes dy vajzave që ishin drejtuese të dy mediave.
“Kam pasur një episod të pakëndshëm dikur, një konkurrencë mediatike ta quajmë i cili duke kaluar koha, dhe ne duke u maturuar si vajza edhe si profesioniste kuptuam që shembulli më i mirë që mund të japim dy gra, që drejtojmë dy media. Dy media digjitale që në funksion të grave sjellin harmoninë, mirëkuptimin, vlerësimin reciprok, admirimin e njëra-tjetrës. Edhe ja dolëm, me një telefonatë të thjeshtë në një kontekst jo shumë të zakonshëm, por që kam pasur gjithmonë shumë admirim për punën e saj dhe jam shumë e kënaqur që edhe kam ndarë një pjesë të kohës sime si prezantuese me të. Ajo ka qenë skenariste e disa prej programeve që kam drejtuar dikur, sot do t’jetë e ftuar këtu para jush për t’ju dhënë disa leksione të mira gazetarie.”, tha Alketa Vejsiu.