Dy automjete janë përplasur mëngjesin e kësaj të premteje, duke lënë të plagosur tre persona.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Thanë- Prrenjas”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç.

 

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 shtetas, të cilët kanë qenë pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.

 

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi E. Rr. dhe shtetasit I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe (pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, tha policia.

 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.