Numri i investitorëve në vendin tonë kanë ardhur në rritje. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në 6 muajt e parë të këtij viti, tregojnë se janë kompanitë turke ato që kanë shtuar kapitalin e tyre në vendin tonë.

Të ardhurat janë në vlerën e 146 milionë eurove, një rritje me 115% krahasuar me një vit më parë.

Ajo që bie në sy është fakti që Turqia renditet e para në listë, pas Holandës, që ka qenë në front si investitori kryesore i huaj në Shqipëri.

Stoku i investimeve turke ka arritur në 1.16 milionë euro, një rritje me 88%, krahasuar me 2023.

Shumica e këtyre investimeve janë në sektorin e ndërtimit, financiar, energjetik dhe në industrinë nxjerrëse.

E dyta në listë renditet Italia, me një fokus prej 95 milionë eurosh, ndonëse ka një rënie me 11% krahasuar para një viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm ne flukset e reja, por duke llogaritur dhe ndryshimet në kursin e këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe të tjera./EuroNews