Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor rriti me 40% numrin e shërbimeve për qytetarët gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me janarin e 2018-së. Referuar të dhënave të DPSHTRR-së gjatë muajit janar u ofruan 214,357 shërbime ndaj qytetarëve.

 

Ndërkohë edhe pse kemi rritje të numri të shërbimeve, vlera mesatare e arkëtuar për shërbimet u ul me 16.6 % nga lehtësimet e kryera.

 

DPSHTRR njoftoi se në janar të 2023, koha mesatare e shërbimit është ulur me 30%, duke shërbyer mesatarisht 46.6% qytetarë më shumë në orë, krahasuar me janarin 2018.

 

Numri i qytetarëve të shërbyer në orë është rritur nga 914 në 1,340 qytetarë në orë.

 

“Rezultate të arritura erdhën falë eficiencës në shërbim, lehtësimit të procedurave, investimit në sisteme, thjeshtimit, mirëmenaxhimit të radhës dhe futjes së shërbimeve risi”, bëri të ditur DPSHTRR.

/ATSH