Të paktën 43 persona, duke përfshirë 37 fëmijë, janë mbytur gjatë një festivali hindu në shtetin lindor Bihar të Indisë.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘PTI’, incidentet kanë ndodhur në 15 rrethe të ndryshme dhe tre persona janë akoma të zhdukur.

Festivali Jivitputrika u mbajt gjatë ditës së djeshme.

"Gjithsej 43 trupa janë gjetur deri më tani. Operacioni i mëtejshëm i kërkimit është në vazhdim", tha autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive.

Gjatë festivalit, gratë hindu agjërojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre dhe së bashku me fëmijët bëjnë zhytje të shenjta./aa